Direct Media pjesë e Grupit United
November 2018
Direct Media United Solutions
Si lider në ofrimin e shërbimeve të advertajzingut, komunikimeve dhe mediave në rajonin e Evropës juglindore, Direct Media është bërë pjesë e Grupit United, pasi që United Media, ka marrë 100 përqind pjesëmarrje në kompani në tregjet e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Në sistemin e madh të United Media dhe Grupit United, Direct Media do të vazhdojë zhvillimin e teknologjive të reja, modeleve inovative të advertajzingut dhe aplikimit të marketingut digjital. Kjo do të mundësojë që zgjidhjet e menduara të plasohen nëpërmjet platformës së ndryshme, kurse Direct Media do të sigurojnë potencial për rritje të mëtutjeshme.
“Direct Media është agjencion modern i advertajzingut që ka një numër të madh të klientëve në më shumë shtete të rajonit, marrëdhënie të shkëlqyeshme me TV stacionet dhe mediat dhe modele të përpunuara mirë të plasimit dhe monetizimit të produksionit lokal dhe përmbajtjeve atraktive. Për këtë arsye i kemi njohur edhe si platformë të shkëlqyeshme për fillimin e transformimit të televizioneve në rajon nëpërmjet aplikimit të teknologjive të reja të cilat aplikohen gjithkund nëpër botë ’’, ka thënë Aleksandra Subotić, drejtoreshë e United Media.
“Direct Media për gati dy decenie është lider në tregun e agjencive të mediave dhe komunikimit si dhe partner i rëndësishëm në produksionin e përmbajtjeve televizive. Na vjen mirë që United Media ka njohur vlerat e Direct Media dhe besoj që bashkimi ynë do të jetë faktor kryesor i transformimit të rajonit drejt ardhmërisë së advertajzingut televiziv në epokën e re digjitale’’, ka thënë Kryetari i Direct Medias, Krasimir Guergov.
Direct Media do të vazhdojë të ofrojë shërbime edhe në tregjet e Bosnjës dhe Hercegovinës, Sllovenisë, Kroacisë dhe Bullgarisë që nuk janë përfshirë në aktivizim, kurse nëpërmjet rrjetit të përkatësimeve: Ascanius Media Bosnja dhe Hercegovina, Ascanius Media Kroacia dhe Ascanius Media Sllovenia dhe Kres Direct Media në Bullgari.