BETEJA PËR BEBET

Fond B92, Fusion Communications

Inkubatorët në Serbi kanë qenë të vjetër edhe nga 40 vjet, kurse vdekshmëria e të porsalindurve me peshë deri 999 gram në Serbi ka arritur 65%. Për këtë arsye është inicuar akcioni humanitar “Beteja për bebet”qëllimi i të cilit ka qenë që të grumbullohen mjete për blerjen e 100 inkubatorëve të rinj për bashkëatdhetarët tanë më të rinj. Misioni jonë ka qenë që të stimulojmë tërë publikun që të inkuadrohen në “Betejën për bebet”dhe në këtë mënyrë të bëjmë një lloj presioni te ata të cilët kanë mundësi të ndihmojnë.

Zgjidhja

Mjeti ynë kanë qenë fjalët tona me të cilat përmes mediave kemi motivuar individët dhe kompanitë që të inkuadrohen në betejë dhe në përputhje me mundësitë e veta të marrin pjesë në radhët e betejës “Beteja për bebet. Kemi dizajnuar dhe kemi zbatuar një strategji dinamike të marrëdhënies me publikun gjatë tërë kohëzgjatjes së kampanjës. Me organizimin e evenimenteve siç janë: ndeshja e futbollit FK Crvena zvezda – IMN Montevideo Bog te video, ndeshja e basketbollit KK Crvena zvezda Beograd – KK Bajern Minhen, festa e Ditës së fitimit në “Betejën për bebe” e cila është mbajtur në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë në prani të zyrtarëve më të lartë shtetëror si dhe shumë evenimenteve të tjera sportive, ekspozitave, ahengjeve humanitare… kemi bërë përpjekje që të depërtojmë deri te numri më i gjerë i njerëzve, kompanive dhe individëve dhe t’i stimulojmë për aksion. Nga dita në ditë kemi përcjellur arritjen e kampanjës dhe për këtë rregullisht i kemi njoftuar mediat dhe publikun.

Rezultati

  • Numri i përgjithshëm i publikimeve: 1174
  • Total PR value: 1,2 milion euro
  • Në mënyra të ndryshme, në aksion janë inkuadruar më shumë se një milion njerëz. Më shumë se 80 kompani hero, mbi 500 individë dhe rreth 170 ndërmarrje të vogla kanë dhuruar të holla për blerjen e inkubatorëve të rinj.
  • Më shumë se 200 vullnetarë çdo ditë janë përkujdesur që të gjithë qytetarët e Serbisë të jenë të vetëdijshëm se “Beteja për bebet” është në vazhdim e sipër.
  • Rreth 6000 sms mesazhe kanë dërguar qytetarët e Serbisë në numrin 3100.
  • Janë siguruar më shumë se 160 inkubatorë për 40 institucione shëndetësore në tërë territorin e Serbisë