Një fotografi në ditë në vitin më të vështirë të jetës time

Fusion Communications, Serbi

Të ballafaquar me problemin në rritje të dhunës ndaj grave, me ftesë të Fondit B92 jemi inkuadruar në kampanjën për ngritjen e vetëdijes për këtë problem.

Zgjidhja

Partnerët në projekt kanë krijuar YouTube formatin, videon në të cilin vajza e re vendos fotografinë në vitin e dhunës të cilën është duke e përjetuar. Detyra jonë ka qenë që të sigurojmë dukshmërinë më të madhe të mundshme të mesazhit. Jemi drejtuar për përkrahje te bashkësia online e regjionit dhe i kemi aktivizuar që të përkrahin kampanjën.

Rezultati

Për më pak se tri javë, videon e kanë shikuar më shumë se 3 milion shikues, duke hyrë te pesë klipet më të shikuara në YouTube. Janë gjeneruar me dhjetëra mijëra komente dhe publikime mediatike edhe në mediat më të mëdha botërore. Kampanja ka siguruar dukshmëri të problemit të dhunës në familje me përmasa botërore, është bërë projekti më i mirë regjional me 49 milion shikime në Youtube, duke grumbulluar shpërblime të shumëta.