Kujt i intereson – ku po na rriten fëmijët?

Nivea, Fusion Communications

Këndet e lojërave në Serbi janë lënë pas dore dhe nuk janë në numër të mjaftueshëm, kurse ato duhet të jenë vende ku fëmijët rriten, familjet grumbullohen dhe në të cilat ruhen vlerat e mirëfillta.
Pasi që këto janë pikërisht edhe vlerat e vetë brendit, NIVEA ka vendosur si qëllim që të rikonstruojë sa më shumë kënde lojërash në Serbi në kuadër të strategjisë së saj CSR.

Zgjidhja

Ideja ishte qe përmes fushatës “Kujt i intereson se ku rriten fëmijët tanë” të ndërtohet relacion i fuqishëm emocional me njerëzit, të ngritet tek vetë ata vetëdija mbi rëndësinë e kësaj çështjeje dhe në këtë mënyrë ky donacion të fitojë sa më shumë në vlerën e tij.
Përmes qasjes integruese, kemi arritur pikërisht dhe në mënyrë të qëlluar deri tek ata njerëz të cilët shprehin interesim mbi faktin se ku rriten fëmijët.
Duke ftuar të rriturit përmes protestave të inskenuara të fëmijëve, i kemi sfiduar ata që të marrin pjesë në debatin aktivist në Facebook dhe të fillojnë të dërgojnë foto të këndeve të fëmijëve në gjendje të shkatërruar, me lokacion të saktë. Njëkohësisht, kemi gjeneruar informacionet të cilat ishin të domosdoshme për ne dhe për të ngritur vetëdijen mbi problemin, gjë e cila me kalimin e kohës ka vendosur presion edhe në organet kompetente që të mbështesin rekonstruimin.

Rezultatet

  • Shfaqja e bashkësisë së fuqishme në Facebook, me nivel të lartë të angazhimit
  • Tanimë janë ndërtuar 14 kënde lojërash anembanë Serbisë, kurse projekti i renovimit të këndeve me lojëra ende vazhdon!
  • Plani është që në secilin vit të ardhshëm nga 5 qytete të pajisen me këmde lojërash te Nivea-s
  • 37.900 pëlqime në faqen e Facebook-ut
  • 16.691 shikime në YouTube
  • 89 PR tekste dhe artikuj në media
  • Këtë fushatë Nivea e ka shpërblyer me CSR Oskar për vitin 2013 në nivelin global të kompanisë