Guxo të tregosh ndjeshmërinë

MILKA për tregjet e Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe BdheH

Brendi Milka në vitin 2011 ka nisur kampanjën globale “Guxo të tregosh ndjeshmërinë”e cila brendin e paraqet përmes një qasje të re dhe të ndryshme në kategorinë e prodhuesve të çokollatave. Detyra jonë ka qenë që grupin tonë më të gjerë të targetuar t’a bindim se çokollata ka aftësi të zgjojë anën e tyre të ndjeshme dhe në këtë mënyrë të rritim njohjen e brendit në tregjet e Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe BdheH.

Zgjidhja

Kemi dizajnuar një kampanjë gjithëpërfshirëse në tri faza duke përdorur të gjitha kanalet të cilat mund të përcjellin mesazhet e brendit. Kampanja ka filluar me hulumtimin për atë se sa jemi të ndjeshëm në të vërtetë, kurse mediat kanë qenë të stënrgarkuara me PR tekste të cilat është dashur të tërheqin vëmendjen për mungesën e ndjeshmërisë dhe të emocioneve në jetën e përditshme. Tizer kampanja në PR e ndihmuar me banerë në internet ka pasur për qëllim të zgjojë vetëdijen për atë se ndjeshmëria dhe vëmendja kanë humubr në tempon e përshpejtuar të jetës së njeriut bashkëkohor. Faza e lançuar ka filluar me emitimin e spotit në televizion të cilin gjatë kampanjës e kanë shikuar 12.5 milion njerëz në regjionin e EAM. Në faqen e facebookut “Guxo të tregosh ndjeshmërinë kemi pasur 40,000 lajka dhe 300,000 fansa të angazhuar. Në faqet e para të mediave në regjion janë paraqitur mesazhe ndjeshmërie, si dhe në 500 lokacione me ekrane led dhe bilborde si dhe në display impresionuese nëpër shitore. Në fazën përfundimtare të kampanjës kemi inkurajuar njdeshmërinë në mesin e njerëzve. Në kontakt direkt me 90,000 persona në 14 qytete të regjionit kemi dhuruar dhurata special me Milka çokollata të cilat kanë mbajtur në vete mesazhe ndjeshmërie.

Rezultatet

  • Vetëdija për brendin Milka si aleat i ndjeshëm në dhurimin e emocioneve atyre të cilët i duam është rritur me përmasa të paparashikuara.
  • Në Slloveni aksioni i Milkës në kategori ka qenë më i madhi në tri vitet e fundit
  • Top of mind awarennes në Kroaci është rritur nga 48% në 60 %
  • Ad awareness në Serbi është rritur nga 77% në 88%, kurse rezultatet e shitjes kanë qenë të shkëlqyeshme